Risia, klubet edhe me analiste per ndeshjet

  • 5 years ago
Që prej sezonit 2021 ? 2022 klubet shqiptare do të jenë të detyruara të kenë në përbërje të stafit teknik analistin e ndeshjes.

Ky është profesioni më i ri në futbollin shqiptar, për të cilin federata është duke zhvilluar edhe kurse trajnimi.

Por çfarë është analisti i ndeshjes, çfarë i duhet stafit teknik të një ekipi futbolli, një profesion ky tashmë i njohur në klubet europiane të futbollit.

?Është një person që merret me mbledhjen e informacioneve të cilat ia referon trajnerit dukë thjeshtuar punën e tij dhe duke e përmirësuar. Të kesh një person që e sheh ndeshjen jashtë fushe duke patur disa aftësi të veçanta do të përmirësonte punën e stafit teknik pas analizmimit të të dhënave?, thotë Alarico Rossi i departamentit të analizës në FSHF.

Analisti i ndeshjes do të trajnohet të jetë edhe skaut lojtarësh.

?Asnjëherë nuk është keq të marrësh informacion. Duhet të marrësh informacion për kundërshtarin dhe veten, ç?a ke bërë mirë apo keq?, shprehet trajneri Migen Memelli.

Francesco Vitobello është zëvendësi i Bledi Shkëmbit tek Teuta. Megjithëse ai përdor aktualisht teknologjinë për të marrë të dhëna për lojtarët, është pjesë e këtij programi të ri.

?Është një instrument që do të na lejojë të përmirësojmë pjesën teknike, taktike dhe fizike. Do të jetë një mbështetje edhe për përgatitësin atletik duke i dhënë të dhëna të vlefshme për lojtarët?.

Certifikimi që do të merret pas kursit të FSHF do të jetë i vlefshëm në të gjithë Europën, pasi po punohet me të njëjtat metoda ashtu si në universitetet angleze sa i përket analizave të performancës.

Tv Klan

Recommended