Aksion ne mengjes pas hetimit 1 mujor

  • 5 years ago
43.5 kilogramë kanabis në formë çokollate u sekuestruan nga autoritetet policore në Fier, në një operacion antidrogë. Në pranga përfunduan 3 persona. Në videon më lart shihet pikërisht momenti kur efektivët e policisë arrestuan A.M., 40 vjeç, M. K., 46 vjeç, të dy banues në Fier, si dhe K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi një mujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, ndërsa operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ?1 Maj? në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në qarkun e Fierit dhe Vlorës./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended