Rehabilitimi i qendres se Roskovecit

  • 5 years ago
Rehabilitimi i hapësirës publike të Roskovecit do të zgjidhë problemet me ndotjen dhe kaosin që krijohej në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, pa nga afër ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban.
?Janë dy sheshe. Njëri është planifikuar për aktivitet të ndryshme që do të bëjë bashkia e qytetit, si dhe takime të ndryshme. Një sipërfaqe e gjelbër i është dedikuar moshës së tretë dhe fëmijëve. Këtu më përpara ka patur disa godina që krijonin një papastërti dhe ndotje të madhe të të gjithë ambientit?, tha Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec.
E gjithë pjesa ku është investuar është një sipërfaqe prej 3.5 hektarë. Punimet janë përqendruar edhe në infrastrukturën nëntokësore që ka të bëjë me furnizimin e ujit të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza.
Qytetarët do të kenë lehtësi edhe për shërbimet e nevojshme të cilat do të përmblidhen të gjitha në ndërtesën e re të bashkisë, e kthyer tashmë në një infrastrukturë moderne teksa e vjetra është kthyer në një muze.

Recommended