Ora News - Ekstradohet i kërkuari për vrasjen e pronarit të lavazhit në Sarandë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Një 28 vjeçar është ekstraduar nga Italia për në vendin tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Shtetasi Keivi Hysa nga Kurbini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim?.

Ngjarja për të cilën ndodhej në kërkim 28-vjeccari është regjistruar ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi dhe disa personave, ku mbeti i vrarë shtetasi Edmond Theodhori.

Krimi i rëndë erdhi pas një zënke midis viktimës dhe autorëve natën përpara krimit, shtetasit Hysa dhe xhaxhait të tij, Gani Hysa për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje të dy shtetasit Hysa kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia arrestoi në atë kohë shtetasin Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën. Keivi Hysa ishte arrestuar 1 viti e gjysmë në Itali nga karabinierët, në momentin kur po udhëtonte me një shtetas shqiptar, të cilët tentuan ti shpëtonin policisë.

(Shenim: Ne foto: autoret ne kerkim per vrasjen e Theodhorit e marre ne 2015)

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekstradohet-i-kerkuari-vrasjen-e-pronarit-te-lavazhit-ne-sarande

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp