Ora News - E infektuar me Covid, shtetasja nga Ukraina shkon në Sarandë për të festuar ditëlindje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
COVID-19 shkon në Sarandë. Një shtetase 32 vjeçare nga Ukraina e cila kishte shkuar me pushime në Sarandë rezuloi pozitive me koronavirusin COVID-19 duke shënuar kështu rastin e parë në qytetin bregdetar.

Prej 7 muajsh gruaja ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë kishte apartamentin e saj dhe nuk kishte pasur kontakte të tjera.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj informon se gruaja e dinte që ishte me koronavirus e megjithatë ka udhëtuar me makinën e saj personale drejt Sarandës për të festuar një ditëlindje duke thyer rregullin e vetëkarantinimit.

Dje ka pasur komplikacione në gjëndjen shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit infektiv të Tiranës.

Po punohet për gjurmimin epidemiologjik të kontakteve, sidomos në restorantin ku është festuar ditëlindja. Ajo ka shkuar në Sarandë me partnerin e vet, shtetas shqiptar të cilit i është marrë tamponi dhe pritet të dalin rezultatet.

Saranda prej javësh ishte zonë e gjelbër por konfirmimi i rastit të pare ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/covid-19-shkon-dhe-ne-sarande-rasti-i-pare-nje-shtetase-nga-ukraina

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended