Ora News - Tërmeti, Veliaj Gati 51 dosjet e para të banesave që do dëmshpërblehen

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi prezantimin e projekt buxhetit të vitit 2020 me një takim me banorët e njësisë administrative numër 5.

Tërmeti i muajit të kaluar sipas kryebashkiakut ka lënë pasojat e veta në qytetin e Tiranës, por masat e marra janë të menjëhershme dhe efektive.

?Kemi një lajm të mirë 51 dosjet e para për dëmshpërblim nga dëmtimet e tërmetit janë bërë gati. Sot kanë ardhur në Bashki. Aldrini i solli nga Këshilli i Qarkut. Ne do t?i fusim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Fakti që një vend modest si Shqipëria, në punë ditësh bën gati 51 dosjet e para dhe tashmë ka filluar themelet e 42 shtëpive të para dhe para 75 vjetorit të Çlirimit ne do kemi gati shtëpitë e para nga tërmeti është diçka që nuk ndodh as në vende shumë të zhvilluara dhe të pasura?, tha Veliaj.

Përsa i përket akuzave të opozitës për ndërtime në zonën e kopshtit botanik, kryebashkiaku tha se përvec rijetëzimit nuk do të ketë as ndërtime dhe as devijim nga destinacioni aktual.

Veliaj u ndal gjatë tek projektet e investimeve në njësinë 5 me buxhetin e ri të bashkisë së Tiranës.

"I gjithë blloku rreth Juridikut, rreth ?Petro Ninit?, rreth gardës, do të trajtohet si i tërë kështu që nuk dua t?i them të gjithë emrat e rrugëve dhe blloku i fundit i Selitës. Ne do të kemi një vendim tjetër në Këshillin Bashkiak, ne do të hapim garën për linjën e transportit elektrik", u shpreh Veliaj.

Një faktor i rëndësishëm sipas Veliajt për një jetese më të mirë është përmirësimi i cilësisë së ajrit për të cilën kryebashkiaku tha se po punon me projekte konkrete.



Pwr më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/termeti-veliaj-gati-51-dosjet-e-para-te-banesave-qe-do-demshperblehen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz