Report TV - Votimi për emigrantët,Veliaj: Gati që nesër, i kemi propozimet

  • 8 years ago
TIRANE-Gjatë diskutimeve në samitiin e Diasporës që po mbahet në Tranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj edhe pyetjeve nga salla në lidhje me votën e emigrantëve.
Duke shprehur gatishmërinë për të pranuar votimin e emigrantëve, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se e majta ka bërë disa propozime në lidhje me këtë çështje për t?u garantuar emigrantëve shqiptar një të drejtë.

?Ne kemi bërë disa propozime. Propozimi i parë është që procesin e votimit ta bëjmë në ambasadë. E kemi bërë këtë propozim edhe në opozitë, edhe në qeveri, pra pavarësisht ku kemi qenë ne politikisht, është rrëzuar. Propozimi i dytë, që të bëhet me postë. Kjo do të thotë që ti vetëidentifikohesh me premtimet, me verifikimet. Vjen me një zarf fleta e votimit ku brenda ke edhe një zarf të parapaguar që ta kthesh mbrapsht, por sërish është refuzuar. Kemi bërë dhe një ofertë të tretë për votimin elektronik?, tha ai.