Gjendet familja e mbajtur peng per 7 vite ne bodrum

  • 5 years ago
6 fëmijë dhe babai i tyre i sëmurë ishin mbajtur të izoluar një dhomë të fshehtë në këtë fermë për 9 vite me radhë. Ngjarja e pazakontë u zbulua në Holandë, në një fshat të vogël të provincës veriore Drenthe, teksa aktualisht fëmijët janë të moshave nga 18 deri në 28.
Ka qenë njëra prej motrave, e cila është arratisur dhe ka kërkuar ndihmë në kafenenë më të afërt të zonës. Banorët e vendit të vogël janë të shokuar.
"Ne jetojmë afër fermës. Kemi menduar gjithmonë se aty jeton vetëm një burrë që po restauronte shtëpinë. Nuk e kemi marrë kurrë me mend se çfarë po ndodhte aty".
Disa prej banorëve të zonës shkojnë peshkojnë pikërisht përpara fermës, pak metra larg shtëpisë dhe askush nuk ka venë re asgjë.
"Ti mendon se një gjë e tillë nuk ndodh kurrë afër teje, por ja që ndodh".
Policia tha se ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili nuk ka lidhje gjaku me familjen, por që ende nuk është i qartë roli i tij. Zëdhënësja e policisë thotë se hetimet vijojnë për të zbuluar se çfarë bënin ekzaktësisht personat aty dhe kush i mbante të izoluar.

Recommended