Mesazhi i fundit qe Dritan Haxholli i dergoi Marsida Qatjas

  • 5 years ago
Avokati: Unë i kam thënë Marsidës ?stop deklarimeve, çfarë po flet??

Edmond Petraj, avokati i bashkëshortit të Marsida Qatjas, është në të njëjtën kohë personi që i ka ofruar trajtim ligjor edhe të resë nga Kavaja, në shtëpinë e së cilës u vra një person javën e kaluar.

Në emisionin ?Opinion?, në Tv Klan, Petraj tha se ka qenë ai personi i cili ka frenuar deklarimet e Marsida Qatjas në media.

Ai po ashtu zbuloi edhe mesazhin e fundit të Dritan Haxholli i kishte dërguar Marsidës, kur i kishte shkuar me kallashnikov poshtë pallatit.

Edmond Petraj: Marsida më kërkoi një ndihmë. Unë nuk është se jam avokati i Marsidës. E ndjek rastin duke qenë se ajo më kërkoi një trajtim ligjor. Në momentin që kam marrë vesh për ngjarjen besoj ka qenë rreth 30 orë që kishte ndodhur situata. Kur e kam parë edhe nëpër media, i kam thënë që ?stop deklarimeve, çfarë po flet?? Me një fjalë kam qenë unë personi që e ka frenuar.

Blendi Fevziu: Për çfarë e ke frenuar?

Edmond Petraj: E kam frenuar sepse e para e punës, për një çështje nën hetim dhe me një traumë psikike siç ishte ajo, nuk duhej të jepte deklarata. Sepse ju e kuptoni, jeni brenda një ambienti, ka ndodhur një breshëri. Një ngjarje shumë e pazakontë.

Blendi Fevziu: Si e dini ju ngjarjen, si jua ka treguar?

Edmond Petraj: Ngjarjen ajo e ka treguar edhe në një emision tjetër, në Top Channel, dhe ajo e ka trajtuar ashtu siç e dinte. Dhe unë kam qenë iniciatori ti do të tregosh ashtu siç e di ngjarjen. Me një fjalë, trajtoje, juridikisht ashtu siç e ke bërë deklaratën. Tani se mund të ketë shtesa, lidhje e këto, mua nuk më interesojnë fare këto. Problemi është që kemi një sms të ardhur në drejtim të saj ?Dil në dritare se jam këtu?. Një person i ka ardhur me kallashnikov. /tvklan.al