Basha në protestën e banorëve të Astirit

  • 5 years ago
?Në shkelje të Kushtetutës Rama, jo banorët?

Protestës së banorëve të Astirit iu bashkua pasditen e së dielës edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se në shkelje të Kushtetutës është Edi Rama dhe jo banorët e Unazës së Re.

Për më shumë se një orë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në Unazën e Re, ndërsa protesta u monitorua nga forcat e policisë.

Gjatë paradites Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre banorët e Astirit të arrestuar pak ditë më parë. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale prishje e rendit publik, pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Vendimi i togave të zeza nuk është mirëpritur nga avokati i të pandehurve, i cili e cilësoi atë si politik.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej një viti kundër prishjes së banesave të tyre për t?i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.

Tv Klan

Recommended