Kurti: Do te anuloj taksen me kushte

  • 5 years ago
?Do të kërkoj dëmshpërblim lufte nga Serbia?

Kandidati për postin e kryeministrit nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë intervistë për gazetën vjeneze ?Der Standard?, në lidhje me hapat që do të ndërmarrë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do ta heqë taksën me Kosovën, vendim i qeverisë së Haradinajt që shkaktoi debate të shumta në rajon.

?Do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t?i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjenden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive.?

Nga ana tjetër, Kurti thotë se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefaktesh.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

Ai tha se do të donte të shihte bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës, por shtoi se referendumi nuk lejohet, kështu që ai do të respektojë Kushtetutën derisa një ditë qytetarët ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Dhe kjo, sipas tij, nuk pritet të ndodhë shpejt.

Klan Plus

Recommended