"Jazek te qofte ty", motrat perplasen per pasurine

  • 5 years ago
Valentina dhe Drita dy motra nga Vlora ishin sot në rubrikën ?Shihemi në gjyq? të programit ?E diela Shqiptare? në Tv Klan.
Sherri për pronat ka sjellë dy motrat përballë njëra-tjetrës në seancën e ndërmjetësimit. Gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur dy motrat beqare, të cilat jetojnë me nënën 90-vjeçare dhe janë përkujdesur për babanë deri në momentet e fundit të jetës së tij, vendosën që shtëpinë ta kthejnë në dy dyqane. Pasi u vu re që dyqanet sillnin të ardhura, vëllai dhe 3 motrat e tjera nisën të kërkonin pjesë dhe kështu nisën konfliktet e njëpasnjëshme. Valentina i kërkoi publikisht motrës së madhe që t?ia falin shtëpinë, por 70-vjeçarja këmbënguli se do ta ndjekë me gjyq çështjen dhe se do të marrë pjesën që i takon.
Valentina: Unë kam tre vjet që kam një konflikt me motrat dhe vëllezërit. Unë kam një apartament 66 metra katrorë buzë rrugës Vlorë-Skelë. Konflikti nisi kur bëmë një kontratë qiraje dyqani dhe vendosa të shkoj tek noterja, Irena Bimo. Ajo më tha vendos aktin e trashëgimisë së babait, kontratën e dhurimin dhe të qerasë. Duhet të bësh kontratën e shtëpisë më tha dhe më pas kontratën e dhurimit. E bëra dhe ma rivlerësoi shtëpinë pa inxhinier, me 4 milionë lekë të vjetra.
Drita: Cili është ai inxhinier që vlerëson shtëpinë tonë 2 dhoma, 1 kuzhinë për 4 milionë lekë? 4 milionë nuk është as një kasolle në fshatin më të humbur të Shqipërisë.
Drita: Pusho të them unë ty se ti erdhe të firmosje kontratën e dhurimit, pse nuk e lexove.
Valentina: Unë të thash që nuk firmos në letër të bardhë dhe ti më the Irena kështu i bën.
Drita: Edhe ti ke gabimet e tua.
Valentina: Ne jemi 6 fëmijë dhe këta më thonë të gjithë mua që e kam gabim. Unë vajta të marr dokumentin te Irena dhe ajo më talli dy muaj rresht. Brenda familjes problemi është që unë i kam shërbyer prindërve për 11 vjet. Babai im ishte i paralizuar. Këta të gjithë kanë qenë me punë të mira.
Drita: Ti ishe e vogla moj, ti do të rrije me babanë.
Valentina: Tani unë kërkoj që të ma falin mua këta pjesën e babait.
Drita: Pjesën e babait nuk ta falim ne se do ushqehemi.
Valentina: Jazëk të qoftë ty dhe turp. Dhe vëllai im që i ka fëmijët në Amerikë ka 5 vjet që e hap dyqanin dhe s?më jep qira. Janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk vijnë ta shikojnë nënën.
Eni Çobani: Zonja Drita, ju që ju bie 6-7 metra në atë shtëpi për çfarë e kërkoni?
Drita: Unë e dua për ndihmë ekonomike. Kam një pension të vogël. Kam tre djem të papunë, burri më ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ne dilnim shisnim paketa për të bërë kimioterapitë e tij. Fëmijët e mi rrinin pa darkë se mundoheshim ti plotësonim kushtet burrit që ai të shërohej. Ai nuk ia doli dhe mua më duhej të mbaja familjen me 85 mijë lekë. A mbahet familja veti 4-rt me aq para? Ndërsa motra ime hante mish.

Category

📺
TV

Recommended