Helmohet pema e jetes

  • 5 years ago
Pema që Papa Françesku mbolli në Kolumbi gjatë vizitës së tij në 2017 është helmuar. Lajmi behet i ditur nga mediat lokale, të cilat raportojnë se pema e jetës, e cila në kulmin e saj mbushet me lule te verdha, është spërkatur me një substancë toksike nga persona të panjohur.
Autoritet e Villavicencio, vendi ku Papa mbolli pemën, po punojnë për të shpëtuar fidanin. Pema kishte simbolikë pajtimin dhe Ati i Shenjtë e mbolli për të kujtuar viktimat e dhunës, por edhe si një kujtesë për tu kujdesur dhe respektuar natyrën.
Qëllimi i vizitës pesë ditore të Papës në Kolumbi ishte dhënia e mesazhit të pajtimit kombëtar pas plagëve që kishte lënë lufta civile 50-vjeçare me ish luftëtarët guerilë dhe paraushtarakë.

Recommended