Komiteti i OKB vlereson zhvillimin urban të Tiranes

  • 5 years ago
Zhvillimi urban që ka marrë Tirana në vitet e fundit është vlerësuar serish nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kryebashkiaku Veliaj një ditë më parë u bë pjesë e sesionit të 80 të Komitetit të OKB-së mbi Zhvillimin Urban, ku prezantoi arritjet në disa nismave që e kanë bërë qytetin më të jetueshëm.

?Fakti që Tirana është avangardë kur vjen puna te disa zgjidhje që janë me kosto të ulët, por me përfitim të lartë shoqëror, si mbjellja e pemëve, hapësirat tona pedonale, fokusi te fëmijët, ishte vërtetë një moment për t?u bërë krenar që drejtoj një nga qytetet që sot është bërë shembull.?

Ai foli dhe për menaxhimin e situatës se emergjencës pas tërmetit.

?Tirana është ngritur në këmbë dhe jo vetëm që falenderova vendet anëtare që na ndihmuan në ditët e para me tërmetin, siç ishte Katari, Kuvajti, Italia, Greqia, Turqia gjithashtu, por ishte edhe një mënyrë për të treguar se një qytet si Tirana ngrihet shpejt në këmbë? Besoj se Viti i Ri do të na gjejë me shtëpi të reja, totalisht të rimëkëmbur nga tërmeti.?

Veliaj theksoi se Tirana i ka paraprirë nismës së OKB-së për mbjelljen e pemëve dhe vetëm gjatë këtij sezoni kryeqytetit do t?i shtohen 150 mijë pemë.