Sekreti i kapeles se Ndocaj dhe lidhja e George Bush me Mirditen

  • 5 years ago
Në spektaklin ?Dance With Me 6? në Tv Klan, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka treguar një sekret për kapelen e tij prej kaubojsi.
Ai thotë se kjo kapele mban firmën e ish-Presidentit amerikan George Bush.

Në bisedë ndërhyn edhe aktori Gent Zenelaj, anëtar jurie në ?DWM?, i cili duket se është në dijeni të këtij fakti, dhe e shtyn ish-deputetin që të tregojë lidhjen që ka me ish-Presidentin Bush.

Eduart Ndocaj tregon se fshatin Malaj të Mirditës ka një fis të quajtur Bush dhe në këtë pikë bën lidhjen me ish-Presidentin e SHBA-së. Sigurisht që kjo e fundit ishte në kuadër të humorit në spektakël.

Gent Zenelaj: Ajo kapelja më the që ka një histori shumë të veçantë.

Eduart Ndocaj: Kjo është kapelja më e veçantë në Shqipëri. Është e një emigranti që ka emigruar para shumë vitesh, e George Bush. George Bush në Amerikë, Teksas.

Gent Zenelaj: Ai ta ka dhënë ty?

Eduart Ndocaj: Po! Është me firmën e ...

Alketa Vejsiu: Është e vërtetë, ka dhe autografin e Bushit vetë.

Gent Zenelaj: Po pyete çfarë lidhje ka Eduardi me George Bush?

Eduart Ndocaj: Jemi miq shtëpie.

Gent Zenelaj: Jo jo, jeni më shumë.

Eduart Ndocaj: Kam marrë nusen në fshatin e George Bush.

Gent Zenelaj: Në Mirditë ekziston një fshat Bush.

Eduart Ndocaj: Jo jo, ekziston fshati Malaj që ekziston fisi Bush.

Gent Zenelaj: Po, ka një fis Bush, kështu që George Bush është nga ky fshat. Unë e kisha parë George Bush dhe thoja seç ka një pamje mirditori ky, po s?më kishte shkuar ndërmend.

Recommended