Sekuestrohen 137 kg kokaine ne Durres

  • 5 years ago
?Një operacion ndërkombëtar droge, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe policisë greke nën bashkëpunimin e DEA-s amerikane, çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë. Lënda narkotike me origjine nga Ekuadori u prit në portin e Durrësit nga tre persona, prej të cilëve 2 u vunë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim?.
Ky është momenti kur Ardian Bega largohet nga kontenieri me një çantë sportive në krahë. Aty ai besonte se kishte drogën e porositur në Ekuador, për llogari të Gentian Malindit.
Në fakt, policia greke e kishte zëvendësuar drogën me pako me oriz dhe brenda tyre kishte futur një gjurmues GPS.
53-vjeçari Bega dhe Altin Myslimhaka, 37 vjeç, kishin për detyrë të nxirrnin drogën nga kontenierët e portit të Durrësit.
E kanë marrë ngarkesën dhe e kanë futur në një makinë, në të cilën gjendej edhe pritësi i saj, Gentian Malindi.
Por në rrugën dytësore Plepa-Golem, ata kanë kuptuar që pakot e drogës ishin zëvendësuar me oriz dhe i kanë hedhur. Policia, që po i mbante nën vëzhgim ka ndërhyre për t?i ndaluar, por Malindi ka mundur të largohet.
Sinjali i parë për trafikun e kësaj sasie të madhe droge u dha nga autoritetet greke më 26 Gusht, pasi droga u zbulua në portin e Pireut, në një operacion të koordinuar nga DEA.
?Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019. Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.?
Bega ishte punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe e ka pasur të lehtë të hynte deri tek kontenierët. Ndërsa Altin Myslimhaka ishte punonjës mirëmbajtjeje i një anije peshkimi.
Paraditen e së premtes dy të arrestuarit janë lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Për cn policia vijon kërkimet. Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është arrestuar në Qershor të vitit 2013, kur në një furgon u gjet një sasi prej 289 kg kanabis, por në fund u lirua për mungesë provash.
Ky është rasti i dytë që në portin e Durrësit sekuestrohet një sasi e madhe kokainë që vinte nga Ekuadori. Në shkurt të 2018-s u sekuestruan 613 kg kokainë në kontenierin e mbushur me banane ku në pranga u vunë tre persona, mes të cilëve edhe Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet.