Milo: Po nuk ndryshoi sistemi, krizat politike do te riciklohen

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, këmbënguli mbrëmjen e së enjtes në ?Opinion?, se pa një ndryshim të sistemit zgjedhor, krizat politike në Shqipëri do të përsëriten.

?Unë po ju them se në rast se nuk ndryshon sistemi, do të riciklohen përsëri krizat politike. Këtu do të jemi?, tha Milo.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se ka nevojë për reformë të thellë zgjedhore.

?Duhet ndryshim i sistemit, të mënyrës se si do të votojnë qytetarët për përfaqësuesit e tyre. Sepse tani qytetarët votojnë për listën që zgjedh kryetari i partisë. Dhe nuk e dinë se kush i përfaqëson dhe ky është handikapi më i madh që ka sot procesi zgjedhor në Shqipëri. Prandaj, po nuk u korrigjua kjo, në mënyrë që qytetarët shqiptarë kur të shkojnë të votojnë, të dinë se për kë votojnë, dhe të ketë garë reale mes kandidatëve me emra të përvetshëm, vetëm atëherë mund të garantohet shprehja e vullnetit të lirë të shqiptarëve.?

Ai tha se duhen ndryshime thelbësore të sistemit që zhbëhet reforma e vitit 2008.

?Në vitin 2008 nuk kishte një sistem që u mor dhe u zbatua i pastër si në vendet e tjera?, tha Milo, duke shtuar se gjithçka u bë me marrëveshje mes dy partive të mëdha, për interesa të kryetarëve të këtyre partive. /tvklan.al