Edicioni i tretë i Bienales së Akuarelit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

1 view
http://www.vizionplus.tvhttps://facebook.com/VizionPlusTVhttps://twitter.com/VizionPlusTV Për artistet e huaj, kjo ngjarje është e një rëndësi te veçante, dhe për disa prej tyre kjo nuk hera e pare qe marrin pjese ne këtë bienale. Isabela Moreno Alosette: Unë prezantoj Spanjën me vetëportretin tim, do ta quaja një pune ekspresioniste e mbështetur ne teknikat e piktorit te madh Picaso. Kjo bienale është shume e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por për boten sepse janë kaq shume artiste qe janë mbledhur këtu. Unë kam marre pjese ne te tre bienalet e mbajtura ne Shqipëri. Mona: Është hera e dyte qe unë jam këtu, herën e kaluar isha pjesëmarrëse ne edicionin e dyte, për mua është e mrekullueshme kjo bienale, sepse është një mundësi e mrekullueshme për artistet qe te njihen, ndërsa për Shqipërinë do te thoja se është e mrekullueshme. Pjesëmarrja e kaq shume artisteve ne një aktivitet te tille është njëherësh një eksperience unike edhe për shkëmbimin e kulturave. Rongxuna Cao: Për këtë bienale dëgjova nga profesori im dhe jam e lumtur qe punën time ta sillja këtu. Është vërtet e madhe dhe shume e bukur, e ndërsa ndodhem këtu profesori im shprehu dëshirën qe shume nga punët e artisteve shqiptare t?i prezantoje ne Kine, ne mënyrë qe komunikimi kulturor mes dy vendeve te jete me i madh. Ideatori i bienales Helidon Haliti shpjegon risitë e këtij edicioni te trete. Te gjitha veprat e realizuara nga artiste te ndryshëm do te qëndrojnë te ekspozuara për publikun deri ne 30 Tetor.