Panik te 'Qytet Studenti'! Zjarri shkrumbon dy banesa, shmanget shpërthimi i Poligonit

  • 5 years ago
TIRANE- Një zjarr i madh ka shkaktuar panik tek banorët e zonës së Qytet Studentit në Tiranës. Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët e rëna rreth orës 15:20, pranë Poligonit.

Fillimisht zjarri ka rënë te shkurret dhe barishtet te Poligoni, ndërsa më pas i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi duke përfshirë dy banesat që janë shkrumbuar. Po ashtu zjarri ka rrezikuar edhe Poligonin e qitjes që ishte shumë pranë vatrës së zjarrit. Fatmirësisht ky poligon ka shpëtuar nga flakët pasi në të kundërt mund të kishte pasoja shumë të rënda për shkak se është i mbushur me municione luftarake. Burime nga zjarrfikësit bëjnë me dije se dyshimet e para janë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkurreve dhe flakët janë përhapur më pas me shpejtësi për shkak të erës.

Recommended