• 5 years ago
#rtvora

Votimet e 30 qershorit vlerësohen si një nga proceset zgjedhore më problematike në Shqipëri.

Një studim i Institutit të Studimeve Politike (ISP) i krahason zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor me ato të viteve 1996 dhe 1997 për shkak të incidenteve të shumta, sjelljes arrogante të qeverive me opozitën dhe faktit se në tri rastet de facto opozita mungoi në konkurrencë dhe se nevoja për stabilitet la tërësisht në hije standardet e zgjedhjeve.

Ndërkaq procesi zgjedhor më i miri i zhvilluar ndonjëherë është ai i vitit 1992, që de facto ishte një referendum masiv në mbështetje të ndryshimit të sistemit politik.

Studimi thekson se Shqipëria vijon të jetë një vend me natyrë eksperimentale në proceset zgjedhore, por edhe me problematika e dukuri negative që cenojnë legjitimitetin dhe sidomos integritetin e tyre.

Referuar të dhënave të raporteve të ODIHR dhe organizatave ndërkombëtare dhe duke i shprehur vlerësimet e tyre në klasifikim numerik, rezulton se zgjedhjet më të mira në Shqipëri mbeten zgjedhjet e para lokale 1992, ku qeveria humbi në gjysmën e njësive dhe zgjedhjet e rotacionit politik 2005, ku nevoja për rotacion ndikoi në realizimin e tij përmes një procesi të gjithëpranuar, dhe ku në zona të caktuara për herë të parë një qeveri në pushtet, u ankimua se i janë deformuar votat.

Studimi vëren se praktikat abuzive kanë evoluar pas çdo procesi zgjedhor, ndërsa liria e medias është zgjeruar bashkë me mundësinë e keqpërdorimit të saj.

Kurba zgjedhore ka pësuar rënie në standarde dhe cilësi prej fillimit të viteve ?90, duke i dhënë më shumë rëndësi nevojës për mbajtjen ose marrjen me çdo kusht të pushtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studimi-zgjedhjet-30-qershori-i-njejte-me-zgjedhjet-e-1996-dhe-1997

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended