Meta: Të shpëtojmë demokracinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka vijuar me sulmet në drejtim të qeverisë.Në një postim në ?Facebook? me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Meta shprehet se fenomeni i rrezikshëm I shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve nuk është gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë.Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të shpëtojnë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime.?Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime! Koha nuk pret!?Duke e cilësuar si një betejë të përbashkët, Meta shprehet se është më I vendosur se kurrë që të mbrojë demokracinë në vend me qëllim që t?I rikthejë besimin çdo qytetari.?Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë! Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa! Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme! Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t'i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim. Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi! Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. T'ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe! Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t'u përmbysur! Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!O SOT O KURRË!?