Meta: Shqipëria s’mund të shkojë drejt konfrontimeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish krizën politike në të cilën ndodhet vendi dhe ka kërkuar nga palët që të reflektojnë.Përmes një deklarate për mediat kreu i shtetit ka thënë se vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.?Të gjithë t?i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.?Kreu i shtetit tha se askush nuk mund ti transferojë përgjegjësite gjetkë aq më shumë tek Presidenti i Republikes.?Askush nuk mund t?i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.?