Berisha: Shqiperia merr negociata me kushte

  • 5 years ago
Ish-kryeministri kundër një koalicioni PS-PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin ?Opinion? se Brukseli pritet t?i japë sërish Shqipërisë edhe në Tetor një ?po? me kushte, për shkak të mos përmbushjes së detyrave që iu lanë qeverisë katër muaj më parë.

Por a ka negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar? Ish-Kryeministri pohon se dy herë, përfaqësues të parlamentit gjerman janë investuar për arritjen e një marrëveshjeje pa kushte mes palëve, por që kanë rezultuar pa sukses.

Pohon se në betejën e nisur 7 muaj më parë, vendimi i Lulzim Bashës për djegien e mandateve pati kosto për opozitën.

Berisha shprehet kundër një koalicioni qeverisës PS-PD. Për zgjidhjen e krizës thotë se ka vetëm një rrugë.

Ndaj dhe opozita, thotë Berisha, kartë të fortë në betejën e saj me ndërkombëtarët duhet të ketë denoncimet që evidenton dokumenti zgjedhor i OSBE/ODIHR-it për 30 Qershorin.

Ndryshe nga aleatët e opozitës, të cilët kërkojnë ndryshim sistemi, Sali Berisha i qëndron fort bindjes se marrëveshja e arritur në 2008 me socialistët ka prodhuar formulën më të drejtë të përfaqësimit politik.

Sipas Berishës, nëse Rama nuk ikën, populli duhet të qëndrojë në sheh në protesta.

Tv Klan