Politika nderon Azem Hajdarin

  • 5 years ago
Meta e Basha mesazhe për zgjedhjet

21-vjetori i vrasjes së ?Heroit të Demokracisë?, Azem Hajdari u përkujtua këtë 12 Shtator nga të gjitha krahët politike.

Në shenjë nderimi për liderin e lëvizjes studentore, Kuvendi organizoi homazhe në varrin e Hajdarit, ku për herë të parë morën pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës.

Ndërsa Presidenti Meta zgjodhi t?i kryejë homazhet në memorialin e Azem Hajdarit, aty ku ndau edhe një mesazh.

?12 Dhjetori është dita që e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik dhe duhen mbrojtur me çdo çmim?.

Pranë memorialit të Azem Hajdarit vendosën kurora me lule edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-Presidenti Bujar Nishani, si dhe familjarë të tij.

Gjatë përkujtimit u vu re edhe një shtrëngim duarsh mes kreut të demokratëve dhe Rudina Hajdarit.

Basha e cilësoi ditën e sotme si një thirrje për bashkimin e shqiptarëve të ndershëm që nuk pranojnë politikën e lidhur me krimin.

?Krimi vazhdon të ketë uniformat, mbrojtjen dhe postet shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë pa punë, të kërkojnë shpëtim rrugëve të botës, për shkak të një pushteti që nuk buron nga vota dhe nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por buron nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben krimit dhe korrupsionit?.

Azem Hajdari, u vra pranë ish-selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998, në një atentat ku mbeti i vrarë edhe truproja i tij Besim Çera.

Tv Klan