Java qe i kushtoi lirinë 48 shofereve ne kryeqytet

  • 5 years ago
Policia Rrugore ka arrestuar 48 drejtues automjetesh përgjatë një jave në Tiranë.

Arrestimet erdhën në funksion të kontrolleve dhe patrullimeve për parandalimin e ngjarjeve dhe konstatimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Kështu, sipas një njoftimi për mediat, policia thotë se në pranga për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?, përfunduan 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Gjithashtu, autoritetet pezulluan 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera. Me gjobë për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi janë ndëshkuar 35 shoferë, ndërsa 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh, u ndëshkuan për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.

Për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve janë ndëshkuar 113 drejtues mjetesh, ndërsa për për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, policia thotë se janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./tvklan.al

Recommended