Report TV - 'Ballë për ballë' në komision, Manja njeh Metën me procedurën

  • 5 years ago
"Duke qenë se e kemi korumin e nevojshëm e deklaroj të hapur mbledhjen e sotme. Në rendin e ditës kemi miratimin e procesverbalit të mbledhjes si dhe dhënien e dëshmisë së presidentit. Miratohet procesverbali i mbledhjes. Të nderuar anëtarë të komisionit, përpara se të vijojmë me procedurat e dhënies së dëshmisë së presidentit ndajmë rolin e këtij komisioni. qëllimi i punës së këtij komisioni është i gjerë dhe ndjek përmes debatit dhe shkëmbimit të pikëpamjeve është të zbërthejë rolin e kreut të shtetit. Komisioni duhet të shohë përtej rastit konkret. Respektimi i parimeve vihet shpesh herë në provë duke u mbështetur në parime. E vetmja mënyrë që debatet politike të kenë aq vend sa duhet është sistemi që kemi zgjedhur duke hequr dorë nga vendimet e çastit. Kushtetuta nuk përcakton detaje për ushtrimin e kompetencave por janë udhëheqësit e shtetit që i nxisin. Sot presidenti dëshmon si presoni ndaj të cilit ka nisur një procedurë për shkarkim. Kjo mbledhje do të incizohet për t'u zbardhur autentikisht", u shpreh Manja.

Recommended