Gjuha Shqipe nen lupen e Venecias

  • 5 years ago
Prej herët në mëngjes deri pasdite, delegacioni i Komisionit të Venecias i dëgjoi qëndrimet dhe vërejtjet në Kuvend, kryesisht rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në Janar të këtij viti, me mbështetje të shumicës në pushtet, por pa votat e partisë më të madhe opozitare. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se argumentet kundër ligjit, të cilat para 9 muajsh i shprehën në foltoren e Kuvendit, i kanë përsëritur edhe sot, ndërsa kanë të bëjnë me procedurën e shkelur të rregullativës, siç thonë edhe të kushtetutshmërisë së ligjit. Megjithatë, konsultimet, disa muaj pasi ligji hyri në fuqi, sipas Nikolla Micevskit, janë veprim i vonuar.

?Në qoftë se do të dëgjohej zëri i VMRO-DPMNE-së që e gjithë kjo procedurë të zhvillohej si një procedurë normale, të ketë debat publik nga ana e deputetëve, ekspertëve, palëve të interesuara dhe bashkësitë pakicë, të cilat gjithashtu duhet të jenë të përfshira, për të cilat duhet të miratohet ky ligj, sepse Republika e Maqedonisë është shoqëri me më shumë bashkësi, të ishin të përfshira të gjitha kërkesat dhe të gjitha gjuhët e atyre bashkësive pakicë, ne do të ishim në gjendje të kemi ligj që do të pranohej dhe në praktikë do të ishte i përdorur nga të gjitha bashkësitë në vend. Tani, si gjithçka tjetër që bën kjo qeveri, fillojmë nga pas, pastaj përpara?.

Por sipas Artan Grubit nga partia në pushtet BDI, konsultimi i sotëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ka të bëjë me tekstin alternativ për nenin 8, i cili përcakton që me dygjuhësi të përfshihen edhe banknotat edhe monedhat dhe mjetet të tjera pagesore, si dhe uniformat ushtarake, policore, të zjarrfikësve dhe uniformat tjera zyrtare në vend. Sido që të jetë sugjerimi nga ekspertët juridkë ndërkombëtarë, sipas Grubit, do të respektohet.

?Mendimet e tyre janë të mirëseardhura dhe shpresoj se do të fokusohen në dy elemente, nga neni 8 që janë dërguar për mendim, jo për tekstin e plotë të ligjit. Ndonjëherë kohezioni i shoqërisë është shumë më i rëndësishëm se sa disa elemente, të cilat mund të jenë diskutabile në proces. Ju kujtohet ka pasur protesta masive kundër miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, por e pamë se edhe pas miratimit Maqedonia ende ekziston, Dielli lindi prapë. Gjithë ajo që thuhej në protesta, gjithë ajo që thuhej në Kuvend, asgjë nuk ndodhi, vetëm se Maqedonia u bë shoqëri me kohezive, më e fortë, me e drejtë.?

Takim delegacion e Venecias patën edhe partitë tjera shqiptare.

Ligji për gjuhët zyrtarisht u shpall pa dekretin e ish-Presidentit të shtetit, sepse Gjorge Ivanov vlerësoi se ai e rrezikon karakterin unitary të shtetit dhe të Kushtetutës. Kritika ka pasur edhe nga linguistët maqedonas të cilët kanë thënë se ky ligj del kuadri i Marrëveshjes së Ohrit. Por nga ana tjetër akademikët nga AMSHA vlerësuan se me ligjin për avancimin e statusit të gjuhës shqipe zgjerohet përdorimi i saj dhe mbyllet një nga çështjet e hapura e cila me dekada ishte burim i tensioneve ndëretnike.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended