Edicioni i Lajmeve Tv Klan 04 Shtator 2019, ora 23:15

  • 5 years ago
https://www.facebook.com/tvklan/
www.tvklan.al

Headlines 4 shtator 2019

OSEB/ODIHR PUBLIKON
RAPORTIN PER 30 QERSHORIN:
VOTUESIT NUK PATEN MUNDESI
TE ZGJIDHNIN MES DISA OPSIONEVE
OSBE ? ODHIR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit. Në të thuhet se në gjysmat e bashkive kandidatët garuan pa kundërshtarë, ndërsa nuk munguan presionet ndaj qytetarëve nga të dy palët politike. Sipas OSBE, votuesit nuk paten mundësi të zgjidhnin ndërsa nuk mungojnë kritikat ndaj asministratës zgjedhore
DREJTORI I DASH PER EUROPEN
QENDRORE E JUGORE, NE
TIRANE PER ZGJIDHJEN E KRIZES.
TAKIME ME RAMEN E BASHEN
Drejtori i ri për Evropën Qendrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik zhvilloi takime me kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha. Në qendër të diskutimeve ka qenë kriza politike në vend.
PROKURORIA NUK I MERR
SHENJAT E GISHTERINJVE KAJMAKUT:
POSTIERI I NGATERROI ADRESEN.
POSTA: LETREN E DERGUAM NE BASHKI
Organi i akuzës pranon se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve Agim Kajmakut, pasi postieri nuk i ka gjetur adresën. Por posta rrëzon këtë version të prokurorisë duke theksuar se është dërguar në bashki letra e saj.

PLANI I MAZHORANCES
PER SHKODREN: BASHKIA
DO TE DREJTOHET NGA
NJE NENKRYETAR I RI
Zbulohet plani i mazhorancës për t?i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në Bashkinë e Shkodrës pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar një datë zgjedhjesh. Drejtimin do ta marrë një nënkryetar i ri, që do të emërohet nga Këshilli Bashkiak.

RAPORTI: 70 % E FEMIJEVE
SHQIPTARE KANE PROVUAR
DHUNEN, GJYSMA E TYRE
JANE INDIFERENTE NDAJ SAJ
70 perqind e fëmijëve shqiptarë nga 8 deri ne 18 vjeç kanë provuar një formë të dhunës. Studimet tregojnë se afro gjysma e tyre janë indiferente ndaj rasteve të dhunës dhe një pjesë e madhe nuk i raportojne pasi nuk kanë besim te institucionet.

Spiker: Reis Cico

Recommended