Historia e dhimbshme e Arjeta Musliut
- 5 years ago
Para mëse një viti ka humbur djalin nga përdorimi i substancave narkotike. Arjeta Musliu nga Ferizaj ka hapur një qendër këshilluese për personat e varur nga droga në Ferizaj. Thotë se një e tillë i ka munguar asaj dhe të birit gjatë përpjekjeve për të lënë drogën.
E humbi djalin pas varësisë së tij nga droga. Përpjekja 4-vjecare e Arjeta Muslitu bashkë me djalin e saj për të luftuar këtë varësi nuk përfundoi ashtu siç pritej.
Megjithatë gjatë kësaj lufte ajo hasi në vështirësi të shumta, përfshirë edhe mungesën e një këshillimoreje për personat e varur nga droga dhe familjarët e tyre të cilët e kanë mëse të nevojshme këshillimin gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë djali i kishte lënë një amanet. Humbja e djalit për të u kthye në një forcë dhe vullnet për ta dërguar amanetin e tij në vend. Musliu pas një viti përpjekjesh ka hapur qendrën këshilluese për personat e varur nga droga.
Qendra thotë se është e hapur për të gjithë, ndërsa shërbimet janë falas.
Është e lumtur me interesimin dhe besimin e familjarëve dhe vetë personave të varur nga droga.
Megjithatë synimet e saj nuk mbarojnë këtu. Ajo shpreson që në periferi të Ferizajt të hapë një qendër rehabilituese për personat e varur nga droga.
Besohet se numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë varion 30-35 mijë. Aktualisht mosha më e re që abuzon me drogat është 16 vjec.
Tv Klan