Lihet ne burg Sadetin Erkoçeviq

  • 5 years ago
Sadetin Erkoçeviq i arrestuar tre ditë më parë në Tiranë me dyshimin se do të kryente një vrasje me paramendim në zonën e Liqenit Artificial. 28-vjeçari, i dënuar në mungese për një vrasje te ndodhur 5 vite më parë ka dalë para gjykatës, ku i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.
Shkodrani nuk ka pranuar të flasë duke thëne se këtë do ta bëjë në një moment të dytë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet një pistolete me 14 plumba dhe një fole gati për qitje. Ishte sinjalizimi i një qytetari që vuri në lëvizje policinë, e cila e kapi në befasi teksa qëndronte i armatosur në trotuarin përballë shkollës ?Petro Nini?.
Deri tani blutë nuk kanë mundur të zbulojnë objektivin e tij . 28-vjeçari dyshohet si vrasës me pagesë dhe ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në Shkodër të ndodhura vitet e fundit.
I riu u dënua me 20 vite burg në vitin 2018 nga apeli i Shkodrës pasi në vitin 2014 kishte vrarë në një lokal të muzike live Indrti Yllin dhe plagosur Jetmir Mollën pas një sherri banal.

Category

📺
TV

Recommended