Ora 7 e mëngjesit i gjeti me mijëra besimtarë myslimanë në kryeqytet duke e kryer ritualin e faljes në Sheshin ?Skendërbej?.
Këtë të diel kremtohet një ndër festat më të shënuara të fesë islame, ajo e Kurban Bajramit. Mesazhin e paqes, sakrificës dhe të harmonisë mes njëri-tjetrit në këtë ditë të shënuar e dha Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
I njëjti ritual i faljes u ndoq edhe në rrethe. Për të garantuar pjesëmarrje sa më të gjerë të besimtarëve, myftinia e Elbasanit organizoi ceremoninë në sheshin Gensher në qendër të qytetit. Edhe në Kukës e Fier besimtarët u mblodhën para myftinive. Kurban Bajrami , njihet ndryshe edhe si festa e flijimit dhe paraprihet nga pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit. Në këtë ditë besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë ë tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

Category
📺
TV