Ekzekutohet 47-vjecari ne Selenice

  • 5 years ago
Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00. Viktima është Nikola Ikonomi nga Selenica e Vlorës.
Nga burime brenda grupit hetimor, tvklan.al ka mësuar se 47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit para se të ekzekutohej. Një person i paidentifikuar e vëzhgonte në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete. Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.
Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Por fatkeqësisht 47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.
Të njëjtat burime kanë thënë për tvklan.al se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi. Ai ka qenë më parë i përfshirë në trafik droge dhe ka qenë i dënuar me disa vite burgim.