Aktori Helidon Fino pro teatrit të ri

  • 5 years ago
Komuniteti i artistëve vijon të jetë i ndarë në qëndrimet për Teatrin Kombëtar. Ka qënë aktori Helidon Fino, që në një material të shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës, shprehet pro ndërtimit të një teatri të ri, pasi godina aktuale sipas tij është totalisht e amortizuar totalisht.

?Unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb?.

Sipas tij, teatri ri duhet të ndërtohet po aty dhe jo diku tjetër.

?Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë. Jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diksutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t?i vjetërojnë para kohe?.

Nga ana tjetër, aktorët protestues të mbështetur nga qytetarë vijonë të qëndrojnë në godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e tij.

Tv Klan