Perplasje mes policise dhe artisteve te Teatri Kombetar

  • 5 years ago
Përfaqësues të opozitës në mbështetje të protestuesve

Ka degjeneruar në përplasje e tension protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mes policisë dhe artistëve.

Që prej orëve të para të mëngjesit godina e teatrit u rrethua me efektivë të uniformave blu, të cilët nuk lejonin afrimin e artistëve.

Me mbërritjen e përfaqësuesve të opozitës, situata u tensionua edhe më shumë.

Disa herë aktorët tentuan të hynin në brendësi të Teatrit Kombëtar, që pritet të shembet për t?i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re.

Prezenca e lartë e policisë ua pamundësoi futjen nga hyrja kryesore, derisa kjo dritare shërbeu si urë kalimi për të hapur më pas edhe derën.

Lulzim Basha nga brenda godinës së Teatrit Kombëtar akuzoi kryeministrin se kishte nisur çmontimin e pajisjeve për të bërë gati prishjen e ndërtesës, duke e cilësuar mafioz projektin e teatrit të ri.

Artistët të mbështetur edhe nga aktivistë të shoqërisë civile dhe ish-deputetë të opozitës vijojnë të jenë të ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar.

Tv Klan