Report TV - Instalohen 5 bova ankoruese në Karaburun, Klosi: Do i hapim rrugën industrisë së detit

  • 5 years ago
Ministri Klosi shprehet se është koha për të marrë masat e nevojshme për të garantuar zhvillim turistik të qëndrueshëm me impakt 0 në mjedis. Ai asistoi sot në procesin e instalimit të 5 bovave ankoruese të vendosura përgjatë pikave më të frekuentuara të parkut detar Karaburun-Sazan, atraksion turistik i njohur në nivel ndërkombëtar, që do të shërbejnë për ankorimin e mjeteve detare që ofrojnë ture në zonë por edhe të mjeteve të tjera private dhe jahteve me turistë që mbërrijnë në vendin tonë.

?Së bashku me prefektin dhe të rinjtë e projektit smile albania jemi në Karaburun për të ndjekur një nga proceset që agjencia e zonave të mbrojtura po zhvillon për ankorimin e mjeteve lundruese, duke krijuar mundësinë që të futen për herë të parë disa mekanizma, që i hapin rrugë krijimit të këtij sistemi për herë të parë edhe në vendin tonë.

Po vendosen 5 bova për këtë sezon turistik veror, pika ku mund të ankorohen mjetet që vijnë për të vizituar parkun kombëtar të Karaburunit, por që do të jetë edhe një shembull i parë sesi mund të krijohen lehtësira të tilla gjatë gjithë zonës bregdetare, pasi e kemi shumë të nevojshme që në strategjinë tonë për të zhvilluar industrinë e detit, të krijohet edhe infrastruktura e nevojshme për sistemimin dhe rehabilitimin e pikave, ku mund të parkohen mjetet lundruese dhe të shfrytëzohet deti? tha ministri Klosi.