Veliaj:Për festat hapim tregun e gjelave në Baldushk Klosi: Turizmi prioritet i yni

  • 6 years ago
Të apasionuarit pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë nuk ka nevojë të udhëtojnë deri në Llogara për të ushtruar pasionin e tyre.
Tashmë, edhe Tirana ka një pistë të vetën të hedhjes me parashutë në malin e Dajtit, nga ku mund të fluturojnë të gjithë parashutistët profesionistë apo edhe ata që kërkojnë të provojnë adrenalinën që të jep ky lloj sporti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë ?Dajti n?Fest?, një organizim i kthyer në traditë për promovimin e turizmit dhe produkteve e zejeve të zonës, ku u përurua edhe pista e hedhjes me parashutë në malin e Dajtit.

Pjesë e aktiviteteve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe shumë qytetarë të Tiranës që kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin në ?Dajti n?Fest?.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që më në fund edhe Tirana ka pistën e saj të hedhjes me parashutë. Baldushk