Gjykatat nuk konfirmojne kryebashkiaket e Durresit dhe Vores

  • 5 years ago
Edhe pse deri tani procesi i legjitimimit në gjykatat e rretheve të kryebashkiakëve të zgjedhur në 30 Qershor kishte kaluar pa probleme duke konfirmuar 29 kryebashikakë, dy gjyqtarë kanë vendosur ndryshe këtë të mërkurë. Fillimisht gjykata e Durrësit dhe më pas ajo e Tiranës nuk pranuan të konfirmojnë si fitues kandidatët socialistë ne Durrës dhe Vorë për arsye të ndryshme.

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës refuzoi ti japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sako. Gjyqtarja Mimoza Margjeka argumenton se rivalja e Sakos, Valbona Sakollari që garonte nën siglën e Bindjes Demokratike është regjistruar jashtë afateve ligjore.

?Partia Bindja Demokratike është regjistruar në Gjykatë më datën 25 prill 2019 pasi kishte përfunduar afati i regjistrimit të subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019. Bazuar ne nenin 64 të Kodi Zgjedhor afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është përcaktuar data 23 prill 2019.?

Në zgjedhjet e 30 Qershorit kandidatja socialiste Valbona Sako mori 34 026 vota ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari 3 629 vota.

Ndërsa Gjykata e Tiranës nuk shpalli fitues të zgjedhjeve kandidatin socialist për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku i cili nuk kishte rivalë. Gjyqtarja Ariana Gunbardhi vendosi t?ia kaloj këtë çështje për kompetencë gjykatës administrative të rrethit të parë Tiranë.

Shumë gjykata në vend kanë konfirmuar mandatet e të zgjedhurve vendore për bashkitë edhe pse kandidatët socialiste kanë pasur përballë rivalë të Bindjes Demokratike. Të tilla janë rastet e Korçës, Kolonjës, Mallakastrës, Kukësit e Shijakut. Gjykatat kanë konfirmuar edhe rastet kur kandidatët socialiste kanë qenë të vetëm në garë si në Elbasan, Patos, Maliq, Has, Divjakë apo Përmet. Teksa 29 kryebashkiakë kanë marrë mandatin, fituesit e tjerë janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave dhe caktimin e gjyqtarëve për marrjen e vendimeve të konfirmimit në detyrë të kryetarëve të rinj.

Fituesit bashkive të konfirmuar nga gjykatat

Tonin Marina, Malësi e Madhe
Gjon Gjonaj, Pukë
Rexhë Byberi, Tropojë
Liman Morina, Has
Safet Gjici, Kukës
Agron Malaj, Mat
Ilmi Hoxha, Klos
Elton Arbana, Shijak
Redi Krali, Kavajë
Haxhi Memolla, Rrogozhinë
Lorenc Tosku, Peqin
Andis Salla, Cërrik
Gentjan Llatja, Elbasan
Kastriot Gurra, Librazhd
Fatos Tushe, Lushnjë
Fredi Kokoneshi, Divjakë
Armando Subashi, Fier
Rajmonda Balili, Patos
Majlinda Bufi, Roskovec
Qerim Ismaili, Mallakastër
Juliana Memaj, Ura Vajgurore
Gëzim Topçiu, Maliq
Pali Kolefski, Pustec
Eduard Duro, Devoll
Erion Isai, Kolonjë
Alma Hoxha, Përmet
Gjolek Guci, Memaliaj
Tërmet Peçi, Tepelenë
Flamur Golemi, Gjirokastër
Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended