Report TV -Murrizi nxjerr videon e mitingut të Berishës në ’97

  • 5 years ago
Deputeti Demokrat ka postuar një video në rrjetet sociale duke rikthyer edhe një herë vëmendjen tek mitingjet që bënte Berisha në vitin e mbrapshtë, 1997.

Ne video ish-kryeministri zhvillonte një miting në qytetin e Lushnjes ndërsa banorët aty e kishin kthyer vendin në një situatë lufte ku të gjithë mbanin në duar kallashnikovë dhe shtinin pa pushim.

Në shkrimin e tij krahas videos Murrizi tregon se ku ishin ata në këtë miting që sot hiqen si demokrat. Ndër emrat që Murrizi u shtorn pyetjen se ku ishin janë akotorë të rëndësishëm të PD ditëve të sotme. " Ti z Spaho a mban mend se ku ishe? Ti z Paloka? Z Gjata? Z Alibeja?ZAlizoti?z Ristani z Kadilli z Bozdo Dollapi Rrusho e kompani?? Po z Imami z Ceka z Islami z Duka z Dule z Idrizi zj Monika e z Meta a e mbani mend se ku ishit dhe çfare benit ne kete vit te mbrapesht per Shqiperine dhe fatal per DEMOKRATET??" ka shkruar ndër të tjera Murrizi.

Në fund Murrizi u kërkon atyre që të mbyllin gojën dhe të mos dalin nëpër studje televizive duke 'lehur'.

Recommended