Opozita kerkon transparence per 30 Qershorin

  • 5 years ago
Partitë e koalicionit opozitar i janë drejtuar zyrtarisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t?i verë në dispozcion kopje të materialeve zgjedhore të procesit të votimit të 30 Qershorit.

Në kërkesën e iniciuar nga Partia Demokratike dhe të firmosur nga aleatët e saj, kërkohet që në bazë të një afati prej 10 ditësh, KQZ të dorëzojë kopje të listave zgjedhore, kopje të tabelës përmbledhëse të rezultatit, kopje të tabelave të çdo qendre votimi nga grupet e numërimit, procesverbalet për mbylljen e votimit si dhe kopje të regjistrimit të kamerave në të gjitha tavolinat e numërimit të votave.

Kërkesën, partitë e opozitës e mbështesin në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për të drejtën e informimit publik.

?Në funksion të transparencës së plotë dhe besimit në integritetin e procesit dhe rezultateve të votimeve të datës 30 Qershor 2019, që janë realizuar me shpenzime të mbuluara nga Buxheti i Shtetit, me vullnetin dhe angazhimin tonë politik për të identifikuar problematikat që rezultojnë në kuadër të një procesi të rregullt zgjedhor, në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet e tjera ndërkombëtare, si dhe në mbrojtje të interesit publik që qëndron në themel të partive tona politike.?

Opozita pretendon se përmes këtij dokumentacioni do të vërtetojë manipulimin që i është bërë procesit të zgjedhjeve. Një kopje e kërkesës drejtuar KQZ i është dërguar edhe shefes së misionit të ODIHR, Audrey Glover.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended