Sonte ne Tv Klan Carla Bruni

  • 5 years ago
Koncerti i parë i kantautores italo-franceze, Carla Bruni, i mbajtur në 21 Qershor në Butrint, transmetohet sonte në 21 e 45 në ekranin e Televizionit Klan.

Në një orë e dhjetë minuta, Carla Bruni, sjell këngë nga albumi i saj i fundit ?French Touch?.

Nga albumet e kaluara, përpunime të këngëve të njohura.

Çdo këngë prihet nga një histori të cilin artisja e ndan me publikun.

Në mbyllje një surprize për bashkëshortin, ish presidentin e Francës, Nikola Sarkozy, i pranishëm në publik.