Zone e Lire/ Baton Haxhiu: Mandati i trete i Edi Rames pastrim i PS

  • 5 years ago
Vijon në ?Zonë e lirë? në Tv Klan diskutimi lidhur me zhvillimet politike në vend. ?Edi Rama kap gjithë pushtetet. Rroftë Mbreti apo poshtë Mbreti?, kjo ishte tema e dytë që shtroi drejtuesi i emisionit për të ftuarit e tij, Baton Haxhiu dhe Arian Curi. Ishte analisti i pari që u shpreh se duke qenë se jemi në demokraci duhet të themi ?rroftë Mbreti?, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama është produkt i gabimeve të njëpasnjëshme të opozitës. Ai vijoi më tej duke thënë se Rama do të garojë për mandatin e tretë, që sipas tij do të pastrim i Partisë Socialiste.
Arian Çani: Edi Rama tashmë i ka kapur të gjitha, Parlamentin e ka në dorë, 61 bashkitë i ka në dorë, drejtësinë po ashtu. Pritet të bëhet SPAK-u, por nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Çfarë duhet të themi Baton?
Baton Haxhiu: Po të kthehemi në kohë duhet të them rroftë Mbreti, por meqë jemi në një kohë ku demokracia është ajo që e bën shoqërinë funksionale do të themi rroftë Edi Rama. Edi Rama është produkt i gabimeve të njëpasnjëshme të opozitës.
Arian Çani: A duhet që secili prej nesh të mendojë se si të hyjë në oborrin e mbretit sepse ata që mund të bëjnë rezistencë mund ta kenë keq.
Baton Haxhiu: Njeriu kur përmbushët si Edi Rama nuk ka kohë për hakmarrje. Mendoj që cikli politik i Edi Ramës e ka një rrugë dhe ajo rrugë gjatë dekadës së tretë do të jetë ajo që i jep një farë kuptimi. Ai do të bëjë garën për mandatin e tretë, por ajo që është më e rëndësishme është se gara për mandatin e tretë do të thotë pastrim i Partisë Socialiste./tvklan.al

Recommended