RTV Ora - Rishfaqet antraksi, ngordhin 11 krerë bagëti në pak ditë

  • 5 years ago
#rtvora

Antraksi, ose plasja siç njihet ndryshe, një sëmundje që prek kafshët por edhe njerëzit duke u rrezikuar jetën është shfaqur në fshatin Bulo të Libohovës.

11 krerë bagëti të imta kanë ngordhur vetëm ditët e fundit vetëm një blegtori në zonë.

Pas dyshimeve, ai njoftoi menjëherë specialistët duke ngritur alarmin për rikthimin e sëmundjes së rrezikshme.

Fermer: "Ngordhën 1, 2, 3 nuk e kuptova që ndodhi nga plasja. Pastaj njoftova doktorin, i cili erdhi i kontrolli dhe tha se dyshonte për plasje. Pas kësaj u dezinfektua stalla."

Vatra e re e sëmundjes në qarkun e Gjirokastrës, ku ndër vite janë regjistruar disa raste të shfaqjes së Plasjes ka vënë në alarmin sektorin e veterinarisë të cilët kanë vaksinuar tufën dhe kanë asgjësuar kafshët e prekura.

Veterineri Jorgji Kuro: "Kemi marrë masa në asgjësimin e kafshëve të prekura dhe informimin e komunitetit për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje."

Plasja ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e blegtorisë vitet e kaluara, ndërsa Gjirokastra njihet si një nga vatrat e sëmundjes infektive.

Në vitin 2016, një 56 vjeçar humbi jetën në Libohovë pasi u prek nga sëmundja që transmetohet nga kafshët tek njerëzit përmes kontaktit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rishfaqet-plasja-ngordhin-11-krere-bageti-ne-pak-dite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended