Perfundon numerimi per kryetaret

  • 5 years ago
"Në 61 bashki të vendit ka përfunduar numërimi për kandidatët për kryetar bashkie, ndërkohë që në 7 bashki vijon numërimi për anëtarët e këshillave bashkiakë"

Partia Socialiste është shpallur fituese në 60 bashki të vendit, përveç asaj të Finiqit, ku fitues doli kandidati i partisë MEGA, Kristo Kiço.

Paraditen e së martës u mbyll numërimi edhe për Bashkinë e Tiranës, ku fitues u shpall kandidati i PS, Erion Veliaj, me 94.21% të votave, përballë 5.79% të votave që siguroi kundërshtari i tij nga Bindja Demokratike, Arben Skënderaj. Sipas rezultateve të deritanishme rreth 13.000 vota janë të pavlefshme.

Pas konfirmimit për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar votuesit: "Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije #TiranësQëDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë".

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 30 Qershor votuan 771,863 qytetarë, apo 21.6%.

Tv Klan