Pompeo përgëzon Thaçin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përgëzuar vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e listës vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.Përmes një postimi në Twitter Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin emërtimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës dhe bëri thirrje që të gjithë t?i bashkohen kësaj iniciative.?Hezbollahu me mbështetje të Iranit vazhdon të organizojë sulme në Evropë. I ftoj të gjithë t?i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist për të financuar operacionet e përgjakshme?.Thaçi, ditë më parë tha se deri në krijimin e listës vendore, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do t?a zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.Siç thuhej në njoftimin e presidencës, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj.