Pompeo takon Erdogan në Ankara - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas vizitës në Arabinë Saudite e takimit mbretin Salman sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo mbërriti ne Turqi ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Fokusi i vizitës është zhdukja e gazetarit Xhamal Kashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Turqi ne 2 tetor.Pompeo u takua me Erdogan në aeroportin e Ankarasë dhe biseduan për 35 minuta. Ende nuk bëhen e ditur detaje për atë qe u fol ne takim.Ne bisedime ishte edhe ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar si dhe Përfaqësuesi Special i shteteve te bashkuara për Sirinë Xhejms Xhefri.Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Turqisë kane nisur te përmirësohen ndjeshëm pasi Ankaraja vendosi lirimin e pastorit amerikan Endrju Branson. Ky i fundit u kthye ne shtetet e bashkuara pas vendimit te gjykatës turke.