PD: Administrata nen shantazh per te dale ne votime

  • 5 years ago
Partia Demokratike tha sot se punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen për të marre pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna?, deklaroi Jorida Tabaku në një dalje për mediat.

Ndërsa ish-deputetja Albana Vokshi thotë se po kërcënohet i gjithë sistemi shëndetësor për të dalë në votime të dielën.

?Njësoj siç keni dëgjuar nga përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku mësuesit kërcënoheshin ?me fluturim nga puna të hënën, nëse nuk votonin Edi Ramën, edhe tani, po ndiqet e njëjta skemë. Duke përdorur kërcënimet e paligjshme ndaj personelit shëndetësor, synohet rritja artificiale e pjesëmarrjes në votimet moniste të Edi Ramës?.

Partia Demokratike thotë se po mbledh të gjitha denoncimet që vijnë nga administrata gjatë ditëve të fundit.

Tv Klan