Dite per dite - Filmi shqiptaro-kinez "Balkan Blood" (24 qershor 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al ?Ditë për Ditë?, një emisioni i ndërtuar mbi një frymë inovative, që ka si qëllim të përcjellë energjitë pozitive dhe imazhin modern të shqiptarëve që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vlefshme dhe me ndikim për të gjithë shoqërinë. Me prezantuese Alba Çobaj dhe bashkëprezantues; Liesa Haxhiasllani, Joel Çela, Kristi Janku, Krist Bibolli, emisioni ka një përmbajtje dinamike.Emisionin ?Ditë për Ditë? do ta ndiqni çdo ditë në një transmetim live nga ora 13:45 deri në 14:35 në ekranin e Televizionit Klan;
Të ftuar sot në programin "Ditë për Ditë", ishin kasti i aktorëve të filmit më të ri, "Balkan Blood". Pak ditë më parë, ky produksion shqiptaro-kinez pati dhe premierën e tij në të gjitha kinematë e Tiranës. Në studio ishin prezentë disa nga aktorët, Margent Caushi, Kamber Mici, Emi Canaj si dhe producenti kinez Cui Whechao.

Ata treguan për "Ditë për Ditë", detaje nga prapaskenat e filmit dhe ndanë me ne lajmin e një filmi të dytë, i cili fillon xhirimet në nëntor. Risia e këtij produksioni qëndron dhe në rolin e Tarantulës, i cili luhet nga aktorja Emi Canaj.

Futja e një personazhi femëror në rolin e një mafiozeje ndodh për herë të parë në një film shqiptar. Një tjetër veçanti ishte përdorimi i armëve të vërteta, por dhe arsyeja pse u zgjodh Shqipëria për të realizuar një film aksion. Nëse ende nuk e keni parë filmin, keni mundësi ta shihni në kinematë e Tiranës.