RTV Ora - Vjedhja e zgjedhjeve, Basha zbulon skemën e Ramës: Propagandë për të mohuar krimet

  • 5 years ago
#rtvora

Në një dalje të posaçme për mediat, kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor propagandën për të hequr vëmendjen nga dosjet e vjedhjes së votave.

Sipas tij, ata që janë shfaqur në përgjime ose vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat detyra janë rritur në detyrë.

Kreu i PD ftoi dhe socialistët ti bashkohen aksionit të opozitës, duke theksuar se është një betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.

Basha: Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.

Basha zbulon skemën e Ramës për të harruar skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve: Duan ta paraqesin situatën si normalitet, që të harrohet

Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vjedhja-e-zgjedhjeve-basha-zbulon-skemen-duan-ta-paraqesin-situaten-si-normalitet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended