RTV Ora - Sattler: Kriza më e thellë se herët e shkuara

  • 5 years ago
#rtvora
Nga qyteti i Shkodrës, Ambasadori i Austrise Johan Sattler komenton situatën politike. " Kriza është më e thellë se herët e shkuara", thotë Sattler ndërsa shton se "kriza aktuale mund tu japë kohë të reflektoni për sistemin"

Ai dënon djegien e KZAZ në shkollën "Shejnaze Jukea" dhe deklaron se ndan të njëjtin mendim me ish kryetaren e kuvendit, Jozefina Topallin.

Johan Sattler: Tema që do të flas sot është "Shqipëria në udhëkryq", mendoj se përshtatet me periudhën që po jetojmë në këto momente kritike e me situatat që janë përsëritur shpesh këto 28 vitet e fundit. Eshtë koha që të ulemi e ti shqyrtojmë këto çeshtje, të shohim sistemin, institucionet. Ka gjëra që duhen rregulluar. Dicka duhet bërë. Kriza është më e thellë se herët e shkuara. Kur shoh pas dhe krahasoj, vendi juaj ka bërë përparime të mëdha krahasuar me vendet e tjera te Ballkanit, pasi vendi filloi nga zero. Kemi bërë përparime. Nuk duhet të shkurajoheni, mos rrini vetëm duke u ankuar.

Kriza aktuale mund tu japë kohë të reflektoni për sistemin. Shqipëria kalon gjithnjë e më shumë në krizë. Në vendet demokratike zgjedhjet zgjidhin kriza, këtu ndodh e kundërta. Ky është një paradoks. Kryetarët e partive politike tani duhen ulur bashkë. Ajo që ndodhi në Shkodër, Bajram Curri, e qytete të tjera është një fatkeqësi e vërtetë. Personat me mendësi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkatërrojnë, përkundrazi janë krejt diçka tjetër. Bie dakort me zonjen Topalli. Ju duhet të merrni një hap prapa dhe të ballafaqoheni në 10 ditët në vijim. Nëse keni nevojë për ndërkombëtar ne jemi ketu tu ndihmojmë.

Lidhur me zgjedhjet, duhet që këtë periudhë ta përballoni me gjakftohtësi. Të ndërtoni një sistem ku partitë nuk bojkotojnë zgjedhjet apo se njohin rezultatin e tyre. Vendi juaj ka të meta por nuk janë të parikuperueshme. Sistemi duhet të hapet, partitë e vogla të kenë edhe ato mundësi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/satler-kriza-me-e-thelle-se-heret-e-shkuara-nese-keni-nevoje-nderkombetar-ne-jemi-ketu
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended