Shqipëria ka përmbushur rekomadimet e Këshillit të Europës përsa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Ka qenë kjo deklarata e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën e Nivelit të Lartë, e organizuar në Strasburg për 20 vjetorin e GRECO.
?Në lidhje me antikorrupsionin, Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i politikës kundër korrupsionit më në fund ka sjellë masa të forta dhe efektive kundër praktikave të paligjshme. Së bashku me procesin gjithëpërfshirës të rivlerësimit, për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e shqyrtuar, po zvogëlojmë barin e keq që në rrënjë për të ndihmuar pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Deri më tani, nga 155 gjyqtarë dhe prokurorë që janë shqyrtuar, 57 janë shkarkuar, 35 janë tërhequr nga procesi dhe vetëm 63 janë konfirmuar?.
Gjonaj tha se së shpejti parlamenti do kalojë një sërë ndryshimesh ligjore përsa i përket parandalimit të pastrimit të parave. Ministrja Gjonaj kërkoi që të nxitet më tej bashkëpunimi në zbulimin e aseteve kriminale të fshehura në vendet e tjera dhe që kanë prejardhjen nga korrupsioni.
Tv Klan

Category
📺
TV